Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në një deklaratë për mediat, ka bërë sot fjalimin e lamtumirës në fund të mandatit të saj në Shqipëri. Kim tha se ishte mirënjohëse për të gjithë eksperiencën e saj në vendin tonë, ndërsa vendosi theksin te Reforma në Drejtësi, dhe te forcimi i bashkëpunimit në kuadër të NATO-s.

Yuri Kim: Jam kaq mirënjohëse që pata mundësi që të vizitoj këtë vend, që të takoj kaq shumë njerëz, dhe të jap kontributin tim në shumë fusha.  Shqipëria ka marrë reforma të vështiram veçanërisht në sektorin e drejtësisë, që i dhanë vendin tuaj mundësinë që të celte  negociatat me BE.

E kam thënë shpesh që Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, por ka nisur të japë rezultate. Ndaj mos u ndalni, vazhdoni të ecni përpara, SHBA do të jenë me ju në çdo hap të rrugës. Ndërsa kemi forcuar demokracinë në Shqipëri, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ka arritur në nivele të tjera, në 2021 Shqipëria ishte për herë të parë pritëse e Defendes, stërvitjes më të mëdha ushtarake në kuadër të NATO-s.