Erjon Murataj nr. 1 i Bindjes Demokratike në Elbasan dhe ish-kreu i LSI-së i ftuar në Shqip në DritareTV u shpreh i bindur se më 25 prill partia e tij do të sigurojë 2 mandate në këtë qytet. Murataj tha se do të ketë surpriza të mëdha Elbasani, ndërsa tregoi se ka dhe raste shantazhimi nga forcat politike.https://www.youtube.com/embed/8S0h4SzvF5khttps://59707ced1026ede2bf997862d52beaa8.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html


“LSI-ja ka lënë fushë të bardhë Elbasanin për të sulmuar dhe hequr mandatin e zotit Ruçi ne Fier. Kështu e lexoj unë politikisht. LSI-ja është një forcë politike, ku unë kam qenë ndër të parët, themelues të LSI-së, kryetar i parë i LRI-së së Elbasanit. Por më pas, me kalimin e kohës u humb preambula mbi të cilën ne u bashkuam me atë parti. Por gjithësi nuk eci me kokë nga e shkuara. I jam bashkuar Bindjes Demokratike me qëllimin që një grup të rinjsh dhe të rejash që përfaqësojnë njerëzit e thjeshtë të Elbasanit, t’i bashkohen politikës si njerëz që kanë vizion. Dhe djem e vajza, të edukuar për të qenë kryefamiljarë të ardhshëm, dhe nuk ka pse mos jenë edhe drejtues të mirë të këtij komuniteti. Bindja Demokratike në Elbasan do të kalojë një mandat, ne jemi në garë për mandatin e dytë. Në datën 27, unë e kam bast personal, në rast se nuk del një mandat i dytë, ky mandat i imi është i mbyllur dhe unë do iki të bëj gjumë, se deri më 25 nuk fle.

Elbasani ka filluar të jetë në mesin e motorit të makinerisë së shantazhit dhe intimidimit të njerëzve. Por unë mendoj se nuk do të ketë sukses kësaj radhe. Njerëzit janë të lodhur, po përballen me figura që kanë 30 vjet që kanë zhgënjyer. Do të ketë surpriza Elbasani. Forcat e reja politike që garojnë do të kenë mbështetje të kënaqshme nga qytetarët, kjo vërehet nga të gjitha takimet që bëjmë gjatë ditës. Nuk i bëj publik takimet ditore për shkak të shantazheve. Bindja Demokratike është një konglomerat përfaqësimi politik, sigla sulmohet nga PD-ja, Erjoni sulmohet nga LSI-ja, disa nga kandidatët e listës janë ish-socialistë. Në Gramsh vihet re një intimidim i paparë i njerëzve, nga strukturat e PS-së. Në Librazhd PD-ja intimidon elementë të djathë që kaluan me ne. Në Përrenjas është zonja Rira e LSI-së.”, u shpreh Murataj./K.C/dritare.net