Pamje të reja janë publikuar nga mediet greke ku duken autorët e varjes së gazetarit të kronikës, George Karaivaz.
Pamjet tregojnë lëvizjet e autorëve vetëm katër minuta pas vrasjes së gazetarit dhe në motorin skuter që përdorën autorët duket vetëm një prej tyre.
Oficerët që janë ngarkuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë janë duke u përpjekur të deshifrojnë celularin, laptopin dhe thirrjet e fundit telefonike që ka marrë gazetari.
Sipas medieve greke kanë qenë tre grupe që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e tij. Analistët e Sigurimit thonë se ndaj gazetarit është bërë edhe një plan i mëhershëm për ta vrarë, por arsyet se përse është anuluar janë ende të panjohura, por dyshohet se arsye e anulimit ka qenë fakti se George Karaivaz pas punës në televizion, kthehej vonë në shtëpi, pasi shkonte për disa takime biznesi.