Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e motorit, i cili u përplas me autobusin e “Unazës” dhe për pasojë mbeti i plagosur një i mitur.
Policia sqaron se shoferi i motorit, ishte pa leje drejtimi dhe në sens të klndërt, duke shkaktuar edhe aksidentin.
Njoftimi i policise:
-H. Gj., banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi dhe në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;