Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të mmartë ka mbyllur hetimet në lidhje me korrupsionin e denoncuar në bashkinë Dimal.

Në kuadër të hetimeve SPAK ka dërguar për hetim 6 persona, mes të cilëve katër janë me detyrë zyrtarë në bashki.

Sipas informacioneve mësohet se për gjykim është dërguar Arben Guraj me detyrë përgjegjës shërbimesh, Altin Pali me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Valentina Jançe me detyrë në kohën e kryerjes së veprës përgjegjëse sektori e urbanistikës, Agim Çunaj (me detyrë përgjegjës i IKMT në Bashkinë Dimal, të cilët merrnin 3 mijë euro për të dhënë leje ndërtimi dhe favorizonin kompanitë.

Gjithashtu janë dërguar për gjykim edhe Arjan Demiri inxhinier dhe Vait Koshi menaxher i një subjekti privat të cilët akuzohen për korrupsion  dhe shpërdorim detyre.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e kallëzimit nr. 155 datë 23.07.2020, ka regjistruar procedimin penal nr. 214, të vitit 2020 për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, prashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre“, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

  1. Arben Guraj (me detyrë përgjegjës shërbimesh pranë Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 /2 dhe 25 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i K. Penal.
  2. Altin Pali (me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/2 të K.Penal.
  3. Valentina Jançe (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës përgjegjëse sektori e urbanistikës prane Bashkisë Dimal), akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 të K.Penal.
  4. Agim Çunaj (me detyrë përgjegjës i IKMT pranë Bashkise Dimal), akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
  5. Arjan Demiri (inxhinier), akuzuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i K.Penal.
  6. Vait Koshi (menaxher i një subjekti privat), akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 I K. Penal.