Një 29-vjeçar është arrestuar pasi u kap jashtë vendit ku vuante dënimin. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndërsa vuante dënimin për ‘vjedhje’.
Njoftimi:
Poliçan
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi L. B., 29 vjeç, banues në Poliçan.
Arrestimi tij u bë pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në rrugë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(R.G/Faxweb.al)