Është arrestuar me urdhër të SPAK ish kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit Fran Tuci. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.
Mësohet se Tuci është arrestuar mbremjen e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Fran Tuci u zgjodh kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz në zgjedhjet lokale të vitit 2015, si përfaqësues i Partisë Socialiste dhe i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Ai e fitoi mandatin me 50.62% të votave.
Ai ka qëndruar për 8 vite në krye të bashkisë së Fushë Arrëzit.
Tuci ka lejuar disa banorë të pastrojne një rruge 1 km ne nje fshat me fondet e komunitetit.
Sakaq është lënë në arrest shtëpie administratori i njësisë dhe fadromisti në detyrim paraqitje.