Në seancën e kësaj të marte që është duke u mbajtur në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, janë legjitimuar viktimat dhe avokati i tyre në proces.

Ndërsa avokati mbrojtës i Mediut i kërkoi Gjykatës shtyrje të seancës me pretendimin se ditën e sotme pritet vendimi nga ana e Gjykatës së Lartë për një kërkesë që familja Durda ka bërë më 15 shtator të 2015 për pushim apo jo të çështjes.

Lidhur me këtë kërkesë Dorjan Matlia avokati i familjes Durda kërkoi vijimin e seancës pasi sipas tij ai dhe familja që përfaqëson janë tërhequr nga kjo kërkesë.

Pas dy kërkesave, Gjykata u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e një vendimi.

Mediu është tërhiqur nga gjykimi i shkurtuar dhe i ka bërë kërkesë gjykatës për gjykim të zakoshëm. Mbrojtja kishte tre argumente:

  1. Pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (SHBA, Britani e Madhe, Itali).
  2. Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen.
  3.  Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç’rrethana ka ndodhir regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes).

Mbrojtjes iu rrëzua kërkesa fillestare për shtyrje të seancës deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, mbi rekursin e familjarëve të vendimeve të mëparshme të gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit.

Përfaqësuesi ligjorë i familjarëve tha se ata janë tërhequr nga rekursi dhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ndikon në procesin ndaj Mediut, pasi është vetëm procedurë.

Togat e zeza pas arsyetimit të përfaqësuesve të familjeve dhe të organit të akuzës, që ishte po ashtu kundër kërkesës së avokatëve të Mediut, e rrëzoi këtë të fundit.

Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do pranohet kërkesa e avokatëve të Mediut, të cilët hoqën dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe kërkuan proces të zakonshëm.

Nëse togat e zeza vendosin pranimin e kërkesës, seanca shtyhet për ti hapur rrugë procesit të zakonshëm, në të kundërt, Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën.