Të gjithë ata që nuk kanë mundësi financiare për të ndjekur studimet do të mbeshteten nga qeveria me kredi studentore. Ministrja e Arsimit Evis Kushi sqaroi se institucioni përgjegjës që do të jetë ndërmjetësi mes bankës dhe studentëve është Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë.“Financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor. Shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë”,
Kushi theksoi se norma e interesit të kredisë do të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë.
“Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve”.
Kushi tha se do të përfitojnë të gjithë studentët, por kusht për këtë është se kredia miratohet vetëm për një program studimi, për bachelor ose për master. Përfituesit do të përzgjidhen bazuar te vlera e kredisë, ndjekja e studimeve në programet prioritare, rezultatet e mëparshme gjatë studimeve.
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) negocion me bankat e nivelit të dytë për kushtet e mëposhtme.
• Kredia studentore jepet pa kolateral fizik;
• kredia studentore jepet për mbulimin e kostove vetëm për ndjekjen e një programi studimi;
• financimi i kredisë bëhet me këste, të paktën dy herë në vit, pas konfirmimit nga IAL që studenti ka shlyer tarifën e vitit dhe ka frekuentuar procesin mësimor;
• shlyerja e kredisë nis jo më herët se 3 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për studimet e ciklit të parë, jo më herët se 2 vite pas nënshkrimit të kontratës së kredisë për programe studimi cikli i dytë dhe e treta jo më herët se 5 vjet pas nënshkrimit të kontratës së kredisë, për rastet e kredisë së marrë për program studimi të integruar të ciklit të dytë;
• norma e interesit të kredisë të jetë e pandryshueshme, gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë.
Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve.
Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar në disa prioritete, si:
1. vlera e kredisë,
2. ndjekja e studimeve në programet prioritare,
3. rezultatet e mëparshme gjatë studimeve, etj.
Efektet e këtij vendimi nisin menjëherë, gjatë vitit akademik 2023 -2024.
Lajm ne perditesim…