Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tropojë ku një makinë ka rënë në humnerë.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në bjeshkët e Doberdolit, ku makina me drejtues një 52-vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Pasditen e sotme, në bjeshkët e Doberdolit, Tropojë, ka rënë në humnerë një mjet tip “Foristrad”, me drejtues shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Berishë.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi S . A., i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.