Pas ndërhyrjes me ujë me presion dhe përshkallëzimit të dhunshëm të situatës, forcat e policisë kanë arritur të shtyjnë pas dhe të thyejnë kordonin e protestuesve që kishin bllokuar daljen kryesore të Parlamentit. Ky moment kaosi është shfrytëzuar menjëherë nga figurat e mazhorancës dhe ministrat që kishin mbetur të ngujuar brenda rrethimit të Kuvendit.
Sapo policia ka hapur rrugën me forcë, makinat zyrtare të eksponentëve socialistë janë parë të largohen me shpejtësi nga ambientet e Parlamentit.
Ndonëse policia arriti t’u siguronte daljen zyrtarëve të lartë, në shesh situata mbetet e tensionuar me përplasje të herëpashershme dhe një prani masive të forcave të rendit.






