Pas vdekjes së shtetasit turk pasi e zuri poshtë cisterna me ujë e kamionit, shoferi i këtij të fundit ka rënë në prangat e policisë së Skraparit.

60-vjeçari Osman Akçay, ishte duke punuar kur çisterna me ujë e njërit prej kamionëve të firmës ku punonte është shkëputur gjatë ngjitjes së mjetit në zonë malore dhe e ka zënë poshtë.

Sakaq ndaj shoferit të arrestuar rëndon akuza “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, me detyrë shofer kamioni, pranë një firme të përpunimit të mermerit në fshatin Zaloshnje, Skrapar, pasi mbrëmjen e djeshme duke transportuar uji me një çisterno të cilën e kishte vendosur në karrocerinë e kamionit që drejtonte, çisterna ka rrëshqitur nga karroceria dhe ka përplasur shtetasin O.A., 60 vjeç, (shtetas turk), i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.