Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski janë ditën e sotme në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku nga sot “zhbëhet” kufiri mes dy shteteve.

Një vendim që lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.

Kjo është një ndër nismat rajonale që lehtëson lëvizjen në Ballkan.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po punojnë për ndërtimin e korridorit 8 një veper që përfshin një autostradë, e cila do të zhvilloje më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Postimi i Ramës:

Qafë Thanë – Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara./abcnews.al