Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash.

Pas mesdite pritet që vranësirat e lehta dhe kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat malore por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim  3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë vendi vranësira kalimtare, KU më të dukshme pritet të jenë në zonat Qëndrore dhe Veriore të Kosovës. Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të ngjiten deri në 35 grad në qytetin e Gjakovës.