Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur pak më parë në Shëngjin, ku një i riu ka mbetur i plagosur.
Mësohet se personi i plagosur është Selim Bllaca, shqiptar i Kosovës, i cili është përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë.
Policia ka arrestuar autorin, teksa Bllaca është dërguar për mjekim të specializuar drejt Tiranës, pasi gjendja e tij është kritike. Ai ka marrë një goditje në zemër pas sherrit.