Pas ndëshkimit me kartonin e kuq të Masuaku në minutën e 67′-të të sfidës u mendua se mund të vinte dhe kundëpërgjigja e “bardhebluve”, por nuk ka ndodhur kështu.
Vetëm 9 minuta më pas, “bomberi” kamerunas, Vincen Aboubakar ka gjetur golin e rrjetës me një goditje fantastike në portën e Likës, duke e çuar kështu rezultatin e sfidës në 0 me 2 dhe atë të përgjithshëm në 5 me 1.
Golat u realizuan në pjesën e dytë nga Daniel Amartey dhe Vincent Aboubakar, teksa skuadra nga Stambolli e mbylli takimin me dhjetë lojtarë. Pas daljes me të kuq të Arthur Masuaku në mesin e fraksionit të dytë.
Djemtë e Orges Shehit, iu afruan golit në disa raste, por Hasani, Kaina, Deliu dhe Abazaj nuk konkretizuan rastet e krijuara. Besiktasi do të sfidojë në turin e tretë azerët e Neftchi Baku.