Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh ish-ministre e Financave Anila Denaj, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.
Burime pranë strukturës antikorrupsion bëjnë me dije se ajo është thirrur lisdhur me hetimet që janë duke u kryer për tenderin e sterilizimit në ministrinë e shëndetesisë. Ajo pritet të japë sqarime si person që ka dijeni.
Ndërsa më herët për këtë çështje janë pyetur edhe ish ministri Ilir Beqja dhe ish zv ministri Klodian Rrjepaj. SPAK po zhvillon hetime edhe për tendera të tjerë që dyshohet se kanë natyre korruptive, sic është koncesioni për chëkup.
Pak ditë më parë në kuadër të hetimeve për këtë tender SPAK, mori në pyetje 70 qytetarë nga Elbasani.
Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018 pasi zëvendësoi në këtë detyrë Arben Ahmetajn.
Detyrë të cilën e ushtroi deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj.
Ndërkohë më herët ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dhe më herët ka qenë anëtare e bordit të AKEP.
Anila Denaj ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.