Partizani është duke luajtur në “Elbasan Arena” kundër Valmiera, me kampionët e Shqipërisë të cilët kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Të kuqtë luajtën një pjesë të parë shumë të mirë, ku nuk munguat rastet e pastërta.

Goli erdhi në minutën e 21’ me anë të një penalltie të fituar nga Rrapaj. Përsipër 11 metërshin e mori Cara, i cili padyshim nuk gaboi përballë portierit kundërshtar.

Sota la fushën e lojës në fund të pjesës së parë pas një problemi fizik dhe vendin e tij e zuri Eros Grezda.

Partizani do të luajë edhe pjesën e dytë dhe tashmë janë vetëm një hap larg kualifikimit për në fazën e play off./h.ll/abcnews.al