Manchester United më në fund do të kalojë në duart e miliarderëve të Katarit pasi mediat angleze shpallën datën e blerjes së klubit mëngjesin e sotëm (e mërkurë).

Klubi i famshëm anglez është në shitje që nga nëntori i vitit të kaluar, kur familja Glazer pas vitesh protestash nga tifozët vendosi të hiqte dorë dhe ta nxirrte në shitje klubin. Ata thanë atëherë se po kërkonin alternativa strategjike për drejtimin e ri të klubit dhe tashmë e kanë gjetur.

Që nga ai moment, lufta më e madhe ishte mes britanikut më të pasur Jim Ratcliffe dhe miliarderit të Katarit, Sheikh Jassim. Pronarët e mëparshëm të familjes Glazer po “përkrahnin” Ratcliffe, sepse në atë rast ata do të mbanin edhe një pjesë të aksioneve.

Megjithatë, Sheikh Jassim e fitoi këtë betejë të ashpër dhe shteti i Katarit do të udhëheqë Manchester United për vitet në vijim, gjë që mund ta sjellë klubin në të njëjtin nivel me rivalët e qytetit, Manchester City. Mediat angleze të mëngjesit të sotëm raportojnë se data e shitjes zyrtare të Manchester United është caktuar për mesin e tetorit.

Sheikh Jassim do të shpenzojë plot 6.05 miliardë euro për blerjen e United.

Kështu, familja Glazer do të ketë fitime të pabesueshme nga United, pasi biznesmenët amerikanë i paguan klubit më pak se një miliard euro në vitin 2005 dhe tani do ta shesin për më shumë se gjashtë miliardë./ h.ll/abcnews.al