Policia është drejt zbardhjes së ngjarjes se rëndë të ndodhur pak muaj më parë, ku u rrëmbyen dy shtetasit Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori.
Policia njofton se ka arrestuar autorin e rrëmbimit të tyre, ngjarje kjo e ndodhur në muajin prill të këtij viti.
29-vjeçari Albi Mecini u arrestua në flagrancë, teksa po përgatiste mjetet për kryerjen e një ngjarje kriminale.
Policia njofton se Mecini u kap me 2 çanta, brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të këtij shtetasi.
Gjatë kontrollit të zonës, në një tjetër makinë, u gjetën 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.
Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me Arafat Manërkolli dhe Ervis Cukali i kishin siguruar këto mjete, me qëllim kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Ndërkohë, sipas hetimeve rezulton se Mecini është i përfshirë në rrëmbimin e dy 46-vjeçarët nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori. Në muajin maj, ata u zhdukën pa lënë gjurmë. Policia ka shpallur në kërkim Sebastian Latajn, si bashkëpunëtor i Mecinit. Për të dy, sot Gjykata e Sarandës dha masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit