Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, vijojnë ende. Në Lozhan të Korçës, ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri.

Nga hetimet është zbuluar në stanin ku fshihej Violandi Bracellari u gjetën 3 arme, armën kallashnikov me të cilën qëlloi mbi policinë, një pushkë model 56 dhe një çifte.

Nga kontrollet nuk është gjetur municion, çfarë bën të besohet se Bracellari e ka përdorur të gjithë arsenalin që posedonte për të qëlluar mbi efektivet e përfshirë në operacionin për kapjen e tij.

Në vendin ku fshihej i shumëkërkuari policia ka gjetur edhe një radio policie dhe gjatë zhvillimit te operacionit, efektivet kane fikur radiot e tyre për të mos interferuar me atë të Braçllarit.

Nga hetimet e Prokurorisë dhe AMP për zbatimin e procedurës dhe protokollit nga ana e Drejtorisë së Policisë se Korcës, nuk janë konstatuar shkelje.

Sa i takon mungesës së kërkesës nga ana e Policisë se Korçës për forca RENEA apo  forcën operacionale, grupi hetimor bën të ditur se policia e Korcës ka vlerësuar në mënyrë korrekte rrezikshmërinë e Braçellarit i cili ishte i denuar per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike dhe jo për vepra të rënda penale që lidhen me jetën.

Kërkesa për forca RENEA, vlerësohet rast pas rasti dhe nuk është detyrim qe zbatohet në çdo operacion policor.

GEAM Sh.p.k