Kështu si veproi sonte Çim Peka e nxori Doktorin para publikut në pozitën më të vështirë dhe më të turpshme. Sikur Doktori ka hequr nja katër a pesë brinjë dhe po aq rruaza kurrizore që të përkulet thellë për të bërë seks oral me veten e vet.

Është normale Doktori ti japi intervistë kujtdo që e fton, edhe Çim Pekës.

Është anormale Çim Peka ta ftojë Doktorin për intervistë. Duke qenë të të njëjtit krah, është veprim autoreferencial. S’është intervistë. Është muhabet. Nuk mund të jetë “intervistë” asgjë televizive gjatë të cilës intervistuesi dhe i intervistuari i thonë peqe-lepe njëri-tjetrit.

Të mos e zbatosh këtë rregull kaq të thjeshtë që është A-ja e komunikimit, që e di çdo student i vitit të parë, që ditën e parë, që në leksionin e parë në fakultetin e gazetarisë, është jashtëzakonisht e dëmshme, është tmerrësisht kontraproduktive. Është gabim trashanik me pasoja katastrofike në elektorat.

Në pak minuta humb, dekurajon, dëshpëron, mijëra simpatizantë dhe zgjedhësa.

shqiptarja.com