Policia e Bulqizës ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që aksidentoi një ditë më parë një 57 vjeçare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila për fat të keq ndërroi jetë.
I arrestuari është shtetasi Nel Shyti, 32 vjeç.
“Me datë 18.04.2021, në hyrje të qytetit të Ri – Bulqizë, duke drejtuar automjetin “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetase të mitur, si dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore shtetasja Sh.Sh., 57 vjeçe”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ora news