Punonjësit e një fasonerie në qytetin e Pogradecit kanë hyrë në protestë pasi pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore.
Sipas tyre subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës.
Punëtorët e fasonerisë thonë se për mos derdhjen e kontributeve shoqërore këta të fundit rrezikojnë të mos përfitojnë asistencën sociale.
Përfaqësues të subjektit ALB – KONFEX i cili prodhon veshje për tregun europian pohon se aktiviteti i fasonerisë në Pogradec është mbyllur muajin e kaluar dhe për këtë shkak ka shpallur falimentin.
Top Channel