Një ngjarje ka ndodhur rreth orës 02:45, në lagjen nr.16, në qytetin e Durrësit, ku ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip “BMV”.
Automjeti ka qënë në pronësi të shtetasit me iniciale E.M., dhe grupi hetimor është duke bërë zbardhjen e ngjarjes dhe hetuar mbi shkakun e zjarrit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 20.04.2021, në orën 02:45, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip “BMË”, në pronësi të shtetasit E. M.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
(H.H/Faxweb.al)