Një e re britanike tregonte së fundmi për mediat sesi ishte nisur për në Plzen në republikën Çeke për festivalin e birrës ‘Dielli në Gotë’ me pije të lira promocionale nga të gjitha distileritë e vendit, por rrjedhimisht kishte përfunduar krejt e zhveshur në një vaskë të mbushur me pijen e eventit.
Ajo tregon për DailyStar sesi kishte shkuar në kryeqytetin e birrës Plzen, ku një krikëll nga secila variete e pijes popullore nuk kushton më shumë se 70 cent, pa përmendur ushqimet e sgarave apo kompeticionet e organizuara nga promovuesit.
Pilsen është qyteza ku çdo vit organizohet festivali i birrës me të njëjtin emër, ku dhjetra distileri vijnë në shtator për të reklamuar produktin e tyre për turistët nga e gjithë bota.
Vajza thotë se nuk duhet të shqetësoheni për rrugën pasi nga Londra drejt Pragës fluturimi ishte më pak se dy orë, dhe më pas një tjetër orë për të mbërritur në Pilsen.
Plus, nga festivali deri në qendrën e vjetër historike të qytetit kishte shumë për të bërë gjatë ditëve të pushimit.
Ndërsa në festival ajo thotë se gjeti përveç pijeve, mini-stalla kafshësh tradicionale dhe jo-tradicionale, siç ishin dy gamilje me të cilat mund të bëje foto, sado e çuditshme që mund të tingëllojë.
Çdo distileri birre kishte tendën e saj dhe çmimet e listuara, të cilat ishin të gjitha një promocion shijimi që mund të rezultonte ‘i dëmshëm’ nga sasia e alkoolit për më të papërmbajturit.
Birrat e mëdha 500ml ose 300ml kushtonin mesatarisht 1 dhe 2 euro, që është mjaft lirë në krahasim me Britaninë ku një krikëll birë kushton aktualisht 4 paundë.
Ndërsa për femrat kishte një një masë të vecantë180ml që kushtonte vetëm 20 krona çeke, pra vetëm 70 cent.
Por festivali nuk vetëm për të pirë pasi ka kompeticione e zbavitje apo oferta ushqimesh si burgera apo salçicet ‘gulash’ viçi. Çmimet në Çeki janë gjithashtu konkurruese si 2.5 euro sanduiçët apo supa, ndërsa pjatat kryesore me bërxolla apo biftek kushtonin rreth 7 euro.
Të gjitha mishrat shoqëroheshin me pure ose patate të pjekura, pečená kachna (mish rose) ose schnitzel. Sufflaqet turke shiteshin për 3 euro ashtu si mishrat e tjerë që arrinin në 4 euro.
Grupet familjare ralloheshin deri në ora 19.00 dhe atëherë koha i mbetej të rinjve më në qejf që mbeteshin nën tingujt e grupeve tradicionale muzikore dhe tendat e birrave.
Një tjetër zbavitje ishte dhe vaksa e mbushur me birrë ku vizitorët mund të hynin dhe të pinin sa të donin vetëm nëse ishin të zhveshur. Për fat dikush te jepte diçka për t’u mbuluar derisa të nisje banjën e birrës dhe “nuk kishte shumë burra që të shikonin shtrembër”, thotë britanikja.
Distileria që bushte vaskën me birrë e ngrohte atë në temperaturë 35C dhe tregonte se banja kishte avantazhet e saj trupore dhe të lëkurës, përveç relaksimit që ndjeje pas një dite me konsum të lartë alkooli.
Vaskën e birrës mund ta ndaje dhe me dikë tjetër, por gjithsesi duhet të ishe i/e zhveshur, shton ajo.
Gjatë 30 minutave që qëndrojë në vaskë, kishte mundësi të pije birrë falas nga pompa pranë saj (që gjithsesi nuk mbushej nga vaska për arsye higjenike).
Pas banjës së birrës dikush të shoqëronte në një dhomë relaksimi dhe të ofronin një tjetër gotë birrë (ose ujë, nëse dëshiroje).
Pilsen dhe festivali tij ishin një vend i ekzagjeruar alkooli por kjo e bënte atë interesant.
E reja e njohur vetem si Sofia, thotë se nga Londra kishte marrë avionin për atje me linjën ekonomike 30 paundë dhe po aq kishte paguar për hotelin pranë festivalit. Adresat për të interesuarit: visitpilsen.eu or visitczechia.com.