Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA. Kalimtarë të rastit kanë parë një aligator që shëtiste në rrugë me një trup njerëzor në gojën e tij. Menjëherë zvarraniku është filmuar dhe videot janë bërë virale në rrjetet sociale.

Më pas erdhi policia në vendngjarje, e cila u përlesh me përbindëshin. Megjithatë nuk dihet se si aligatori doli në rrugë dhe se kush është viktima që ra pre e gojës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë, të një zone banimi të quajtur Largo, në Florida.

Kjo zonë është afër një parku të njohur si Ridgecrest, e cila përfshin një liqen prej 5 hektarësh, e njohur si shtëpia e aligatorit.

Autoritetet e kanë vrarë më pas zvarranikun dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://youtube.com/watch?v=WusgSvop5NE%3Fsi%3DKsYW7jHoQiSeEul6