Tani gjithçka është zyrtare, UEFA i ka dhënë Kampionatin Europian 2028 Mbretërisë e Bashkuar me ndeshje në Angli, Skoci, Uells, Irlandë Veriore dhe Irlandë.
Ndërsa Kampionatin Europian të vitit 2032, UEFA ia ka dhënë Italisë dhe Turqisë.
Ekzekutivi i Konfederatës Europiane, në Nyon, në fakt votoi pro për kandidaturën e përbashkët. Caktimi i Romës dhe Stambollit ishte dukur i sigurt që nga zgjedhja e dy vendeve, tre muaj më parë, për t’u paraqitur së bashku si kandidatura e vetme për edicionin që do të zhvillohet pas nëntë vitesh./ h.ll/abcnews.al