Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit në Tiranë. Ky fakt konfirmohet për mediat nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Rikujtojmë se së fundmi marrëdhëniet mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti kanë qenë të ftohta.

Qeveria shqiptare anuloi pjesëmarrjen në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive që pritej të zhvillohej në Gjakovë këtë vit, kjo pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës dhe qëndrimeve të Kurtit.

Ndërkohë gjatë një turi që mori kryeministri Edi Rama në vendet e rajonit, nuk u prit nga Kryeministri Albin Kurti kur shkoi në Prishtinë.

Previous articleRefuzohet ekstradimi i ish-anëtarit të UÇK në Hagë, lirohet Dritan Goxhaj
Next articleZyrtare/ Caktohen vendet pritëse të Kampionatit Europian 2028 dhe 2032