Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare në Tiranë, nxiti debatë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku ishte thirrur në interpelancë Drejtoresha e Përgjithshme e Akreditimit, Pranvera Fagu.
Ishte deputeti socialist Erion Braçe ai që ngriti i pari shqëtësimin për mungesën e akredimit të klinikave dentare apo edhe laboratorëve në mjekësi, duke theksuar se mungesa e standarteve po merr jetë njerëzish.
Edhe deputeti i PD, Edmond Spaho ngriti alarmin për mos çertifikimin e këtyre klinikave, ndërsa kërkoi ndërhyrje me ligj për kontrollin e tyre.Në replikë, Drejtoresha e Akreditimit Pranvera Fagu, deklaroi se institucioni që drejton nuk ka fuqi obliguese ndaj kompanive private për të bërë akreditimin.
Pak ditë më parë, ngjarja tragjike e humbjes së jetës së një 3-vjeçari pas ndërhyrjeve kirurgjikale në një klinikë dentare në kryeqytet tronditi opinionin publik.Familjarët e tij kanë bërë direkt përgjegjës mjekun anestezist Roland Xhaxho, ndërsa Policia e Tiranës dhe organi i akuzës po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.