GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e policisë së Kurbinit, Dritan Metajn.

Dritan Metaj ka pranuar akuzat, ku thotë se me Gëzim Çelën ka njohje të vjetër. Tre shtetas janë shpallur në kërkim nga policia, në kuadër të operacionit “Flakë në det” mes tyre edhe Gëzim Çela i njohur si baroni i Fushë-Kuqes.

Të tre raportohen se janë jashtë Shqipërisë. Ata përbënin një grup të strukturuar kriminal në shitjen e lëndëve narkotike kryesisht kanabis. Dritan Metaj në cilësinë e shefit të Komisariatit e informonte grupin për lëvizjet e policisë.

Në një reagim pas operacionit nga ministri Balla, ai u shpreh se po vijon procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit në mënyrë intensive.