Fax News ka arritur të sigurojë foton nga momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Malltezi u ndalua me urdhër të SPAK pas hetimeve lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe fshehje parash.

Malltezi është bashkëndërtues i kompleksit të pallateve tek ish-klubi Partizani së bashku me pronarin e firmës Fatmir Bektashi. Ndaj këtij të fundit u dha masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjatë momentit të ndalimit në Rinas, Malltezi po priste bashkëshorten e tij që po kthehej nga një udhëtim jashtë shtetit.

Ndërsa për Sali Berishën, kryeministër në kohën e privatizimit të ish-klubit Partizani, u dha masa “Detyrim paraqitje”, si dhe i’u bllokua pasaporta për të mos dalë jashtë shtetit.