Pritet të rinisë seanca për caktimin e masës në GJKKO ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai përfaqësohet në seancë nga avokati i tij Genc Gjokutaj.

Ky i fundit foli për mediat pak më parë, duke bërë me dije se nga ana e Berishës është çuar një kallëzim në SPAK për gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka.

Sipas Gjokutajt ajo nuk ka respektuar kushtetutën dhe nuk ka dërguar kërkesë në Kuvend për vënien e masës ndaj Berishës.

Genc Gjokutaj: Nga ana e zotit Berisha është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtarit të çështjes për shpërdorim detyre. Mbi këtë bazë kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Nuk iu drejtuar Kuvendit. Po presim vendimin për shqyrtimin e kërkesës për përjashtim të saj. Jemi për një proces të rregullt. Do të presim vendimin e gjykatës. Ai na ka autorizuar neve dhe gjyata pranoi.