GJKKO ka vendosur shtyrjen e seancës ndaj Sali Berishës për ditën e nesërme në orën 14:30.

Ish-kryeministri nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokatët e tij. Këta të fundit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen hetimore dhe me akuzat që janë ngritur ndaj Berishës.

Gjithashtu njëri prej avokatëve bëri të ditur për mediat se në SPAK është depozituar një kallëzim nga zoti Berisha për gjyqtaren e kësaj çështjeje Irena Gjoka.

Sipas avokatit Gjokutajt ajo nuk duhet të jetë më gjyqtare e kësaj çështjeje pasi nuk ka bërë kërkesë në parlament për të vënë masën ndaj Berishës dhe bllokimin e pasaportës së tij.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Ish-kryeministri akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që është një nga trashëgimtarët e asaj prone.

Nesër do të jetë afati përfundimtar nga GJKKO për të caktuar masën ndaj Berishës. Nuk dihet nëse ai do të jetë i pranishëm në seancë. Berisha rrezikon ndryshim të masës së sigurisë nëse nuk paraqitet në seancë.