Nipi i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është arrestuar gjatë orëve të fundit nga policia e Tiranës.
22-vjeçarit Ariel Rraja gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte iu gjet sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash. Mësohet se i riu është djali i Flamur Rrajës, vëllait të ish-deputetit.
Njoftimi i policise:
Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.