Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp, i bëri sërish thirrje kreut të qeverisë Edi Rama, për të votuar në Kuvend amendamentin për heqjen e imunitetit për deputetët.
Sakaq në lidhje me qëndrimin e tij, për çështjen Partizani, Berisha tha se po mbron shtetin ligjor dhe Kushtetutën.
Berisha: Garantoj çdo qytetar se me qëndrim tim po mbroj shtetin ligjor dhe Kushtetutën, përndryshe do shkoj në gjykatë pa asnjë problem për të zbardhur të vërtetat e fshehura qëllimisht.
E ftoj Ramën të ketë guximin të votojë amendametin që heq çdo mbrojtje ndaj deputetit shqiptar.
Disa deputetë të PS mund të mos e votojmë, por ata të opozitës do e mbështesin. Nuk do të lejoj që një gjyqtar mercenar të rikshkruajë Kushtetutën në tavolinë. Deklaroj me vendosmëri se nuk i lejoj vetes asnjë kufizim dhe hezitim për t’iu përgjigjur Prokurorisë dhe Gjykatës, jam i prirur të shkoj dhe s’kam asnjë vetëkufizim. E ftoj Ramën të jetë burrë dhe të votojë amendamentin që propozova në vitin 2012. Tani s’kam pushtet dhe nuk arrestoj asnjë njeri.
Ata që marrin përsipër të shkruajë Kushtetutën janë banditë të shtetit. Pas 3 vitesh hetime shteruese, Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim nuk gjetën asnjë provë dhe as fakt për të ngritur kallëzim penal ndaj meje.