Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.