Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një komunikim për mediat. Meta akuzoi kryeministrin Rama si arkitektin e vjedhjes së kryer me inceneratorët.
Meta gjithashtu është shprehur se opozita është e angazhuar dhe punon për interesat e qytetarëve, ndërsa thekson se aktualisht ka përballë regjimin shtypës të Ramës.
“Janë të gatshëm të vjedhin pa turp edhe lekët e fundit të bukës. Bllokimi i projektligjeve të opozitës që janë në interesa të qytetarëve, janë një tjetër presion. Nga mazhoranca nuk u pranua propozimi për uljen e çmimit të karburanteve. Jemi në kushtet e një konfrontimi të hapur midis një qëndrimi demokratik të opozitës dhe regjimit shtupës të Edi Ramës. Opozita punon për një qeverisje demokratike, ku të funksionojë shteti i së drejtës dhe ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Por drejtësia sot është e kapur nga qeveria. Shembull për këtë është edhe projektligji i ri për prefektë. Në kundërshtojmë këtë iniciativë për ti dhënë fuqinë prefektëve, pra të emëruarve të Edi Ramës.”, tha Meta.
/vijon…