Një grua në Australi dyshohet se ka vrarë tre të afërmit e saj me kërpudha helmuese.

Erin Patterson, 49 vjeçe, gatoi për vjehrrit e saj, bashkëshortin dhe motrën e saj, më 29 korrik, por autoritetet dyshojnë se vakti përmbante kërpudha helmuese.

Që të katër u ndjenë keq atë natë.

Motra dhe vjehrra kanë ndërruar jetë pothuajse një javë më vonë, më 4 gusht.

Burri i saj vdiq të nesërmen dhe vjehrri i saj mbeti në gjendje kritike në spital, por mbijetoi.

Sipas skynews, policia konfirmoi se gruaja u arrestua më 2 nëntor, në kuadër të hetimit të saj për vdekjen e tre personave që u helmuan pas një vakti në një banesë private.

“Unë nuk kam bërë asgjë,” tha ajo duke qarë jashtë shtëpisë së saj. “Më vjen shumë keq që ata humbën jetën. Nuk mund ta besoj. Nuk kam bërë asgjë, i dua dhe unë. Jam e shkatërruar që ata nuk jetojnë më.”

Patterson u tha oficerëve se ajo shërbeu vaktin dhe i lejoi mysafirët të zgjidhnin pjatat e tyre. Pastaj ajo mori pjatën e fundit dhe hëngri vetë.