Opozita duket se është e vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës së sotme plenare. Deputeti i PS Ervin Sallianji ka bllokuar Foltoren teksa ka nxjerrë nga xhepi edhe një flakadanë qe e ka ndezur.
“Buxheti i Partisë Socialiste është buxhet për oligarkët, për mafiozët dhe njerëzit e lidhur me Partinë Socialiste. Ditët që ka diskutim buxheti, PS ka festë për të ngrënë bakllava ndërkohë që qytetarët e kanë ditë zie pasi u vidhen paratë. Prej ditësh kemi kërkuar që PS të japë llogari për qindarkat që vjedhin për shkak të mungesës së kontrollit. E çon 25 milionë euro 1 km rrugë. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë më shumë që ky parlament që po kthehet në terrorizëm parlamentar t’i kthehet qytetarëve. Jeni të mbaruar. Jepni fjalën për procedurë se nuk e keni pronë. Nuk do të lejmë të hanin Shqipërinë si bakllavanë. Nuk është ditë feste”– u shpreh Salianji.
Më herët në nisje të seancës pati përplasje mes deputetëve Xhamal Qefalia dhe Edmond Spaho.