10 mijë banorë vuajnë prej 10 vitesh Prej më shumë se 10 vitesh aksi nacional Elbasan-Gjinar ndodhet në këtë gjendje.

Mungesa e investimeve prej vitesh ka bërë që gjendja të agravojë sidomos në një pjesë të rrugës ku mëë herët ka pasur rreshqitje dheu. Edhe pse ka mbi një dekadë në këtë gjendje ky aks i cili i shërben mbi 10 000 banorëve vijon në këtë situatë që përkeqësohet dita ditës. Për shkak të gropave të mëdha drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të devijojnë rrugën duke rrezikuar jo vetëm veten e tyre por gjithashtu edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Ata thonë se dëmet që pësojnë makinat në këtë rrugë janë të përhershme.

Për shkak të rrugës së rrëshqitshme ndricim dhe infrastrukturës së dëmtuar këtu nuk kanë munguas as aksidentet.

 E inauguruar në vitin 2011, rruga Elbasan-Gjinar, shumë shpejt shfaqi probleme në disa pjesë të saj. Në vitin 2012, një vit më pas, kjo rrugë u shemb, pranë fshatit Shelcan, duke izoluar krejtësisht zonën e Shpatit me rreth 10 mijë banorë, më pas rrëshqitje pati tek kthesa që të çon në fshatin Hajdaran.Të dy këto segmente vijojnë njëlloj edhe sot pas 10 vitesh.

Prokuroria e Elbasanit më herët ka dyshur së paratë që duhet të përdoreshin për ndërtimin e kësaj rruge u vodhën dhe investimi nuk ishte i plote. Bëhet fjalë për rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të cilat duhet të përdoreshin për asfalt dhe sinjalistikë që do të ndihmonte banorët e kësaj zone të udhëtonin të sigurtë.

Teksa vitet kalojnë gjendja bëhet më alarmante dhe në nëvojë immediate për ndërhyrje pasi tashmë gropat gjendjen në cdo metër të 23 kilometrave që kjo rrugë ka.