Një i moshuar 84-vjeçar u sulmua nga 2 qen të llojit pitbull ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
H.B., banues në qytetin e Durrësit po ecte në rrugë në momentin e sulmit nga qentë. Si pasojë e lëndimeve i moshuari është dërguar në spital, ku po merr asistencën mjekësore.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe procedimin e shtetasve, të cilët janë përgjegjës për veprimet e qenve.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull. Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.