Deputeti socialist Vullnet Sina, është paraqitur në SPAK. Mësohet është paraqitur për të dhënë sqarime lidhur me konfliktin që ndodhi në parlament.
Sina pas u godit nga deputeti Bledion Nallbati pas tensioneve të zhvilluara gjatë seancës plenare. Ndërkohë deputeti Nallbanit pritet të shkojë të hënën në prokurori.
Kujtojmë se seanca e mbajtur u shoqërua me debate të ashpra e tensione. Ishin deputetët e opozitës që kthyen karriget përmbys duke penguar vijimin e seancës, ndërsa deputeti Ervin Salianji ndezi tymuese në Parlament,. Kjo më pas solli edhe mbylljen e seancës.