Reshjet e rëna gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar problematika në qarkun e Gjirokastrës, kryesisht në aksin rrugor Përmet-Tre Urat. Sipas informacioneve, mësohet se për disa minuta si pasojë e shkarjes së dherave është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks, pranë vendit Redhi i Badlonjës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar grupet e emergjencave civile si dhe ato të mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor, të cilët kanë mundësuar hapjen dhe largimin e dherave. Burime zyrtare nga prefektura e Gjirokastrës pohojnë se ky aks tashmë është i kalueshëm dhe nuk shënon asnjë problematikë./abcnews.al