Që prej orës 11:30 të paradites së sotme vijon të digjet mali me mbetje në pikën e grumbullimit të skrapit në ambientet e Kurum!
Si pasojë e zjarrit janë djegur qindra ton mbetje të cilat prej orësh çlirojnë substanca të rrezikshme në ajër e që thithen nga qytetarët elbasanas.
Siç duket edhe nga video qyteti i Elbasanit është mbuluar nga re tymi dhe era e rëndë e djegues së mbetjeve ndjehet kudo.
Edhe pse nga përfaqësuesit e Kurum u cilësua si zjarr aksidental, natyrshëm lind pyetja: A do të mbaj kush përgjegjësi për këtë që ndodhi sot? Për qytetarët e Elbasanit që sonte do flenë me ajër të ndotur e të rrezikshëm për shëndetin e tyre?
A do hetohet ky rast i cili nuk është i pari që ndodh?
Çfarë faji kanë fëmijët e Elbasanit që të rriten në një qytet me ajër të ndotur?