Protesta e parë kundër marrëveshjes për strehimin e dhjetëra mijëra emigrantëve ilegalë mes Shqipërisë dhe Italisë është paralajmëruar sot.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e qeverisë italiane, Georgia Meloni firmosën një marrëveshje mes dy vendeve, sipas të cilës në Shqipëri do të priten në dy kampe mbi 30 mijë emigrantë ilegalë që shpëtohen në det.
Në posterin e protestës organizatorët paralajmërojnë se ky tubim mbahet kundër “kthimit të Shqipërisë në depo të vendeve të mëdha evropiane.