Ka nisur me debate të forta buxhetimi me pjesmarrje ne Elbasan.
Ky është momenti ku banorët e njësisë administrative Tregan , të lodhur nga premtimet boshe të bashkisë Elbasan bojkotuan mledhjen e cila po zhvillohej në kuadër të Buxhetimit me pjesmarrje. Të gjithë njëzëri ngritën gishtin e listuan problemet e tyre duke akuzuar bashkinë e Elbasanit se nuk ka bërë asgjë për ti ndihmuar. Shqetësimet e tyre ishin të pafundme duke filluar me faktin se sot fëmijët nuk zhvilluan mësim pasi fshati nuk ka rrugë e mësuesit nuk kaluan dot.
Pas debateve të forta me nënkryetaren e bashkisë së Elbasanit , e cila u dërgua të zëvendësonte kryebashkiakun Llatja i cili duhet të drejtonte mbledhjen për të dëgjuar shqetësimet e banorëve të kësaj njësie administrative të cilët e kanë votuar , qytetarët ia numëruan një për një punët e pabëra ndër vite.
Për shkak se shkolla e Treganit është e mbyllur dhe rruga e keqe banorët thonë se po i dërgojnë fëmijët në fshtrat ngjitur me kafshë si qëmoti.
E ndodhur përpara banorëv të revoltuar nënkryetarja e bashkisë Elbasan tha se më shpresë kjo punë do të zgjodhet vitin e ardhshëm.
I pranishëm në mledhje ishte edhe kryetari i këshillit bashkiak të Elbasanit Lutfi Lala i cili nuk hapi gojë përpara banorëve që rënditën problemet e tyre . Edhe pse na ndajnë pak javë nga 2024 banorët në fshatrat e Elbasanit vuajnë ende për shkolla, rrugë e ujë të pijshëm./Egnatia news