Prej 3 ditesh fëmijët e fshatit Tregan nuk shkojne në shkollë. Banorët e ketij fshatit që ndodhet ne Bashkinë e Elbasanit janë ngritur sot në proteste për mbylljen e shkolles se fshatit të tyre.Ata thonë se edhe pse kanë 5 vite që presin që shkolla e cila u dëmtua nga termeti i 2019 të rregullohet kjo nuk ka ndodhur! Thonë që femijet e kanë të vështirë të shkojnë në shkollë naten ndaj nuk i kanë derguar.

Sipas tyre është e vështirë të që femijet e vegjel të bëjnë shkollë në oret e vona në shkollën e fshatit Kuqan ku jane aktualisht.

Edhe të vegjlit thonë se shpesh i zë gjumi në autobuz kur kthehen.

Banorët ia shprehen shqetesimin rdhe nënkryetares së bashkisë Elbasan e cila u shpreh se nuk ka fonde. Shkolla ka rreth 100 nxenes të cilët çdo pasdite detyrohen të shkojnë në një tjetër fshat për të marrë dije./Egnatia news