Kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli foli për mediat pasi doli nga SPAK. Ai u shpreh se erdhi të përballet me akuzat.
Sipas tij ato janë vetëm shpifje dhe puna e bashkisë Kamëz nën drejtimin e tij nuk mund të përbaltet.
Ai shton se kanë qenë qytetarët ata që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë votën në 14 maj.
Rakip Suli: Shpifje, shpifje dhe vetëm shpifje. Janë shpifje, nuk përbaltet puna titanike e bashkisë. Qytetarët e Kamzës më mbështetën, më votuan në 14 maj. Erdha të përballem me akuzat.