Policia e Tiranës ka mundur të identifikojë dhe të ndalojë nënën që braktisi foshnjen e sapolindur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Ajo është një 29-vjeçare nga Pogradeci me inicialet E.I.
Ditën e sotme banorët e një pallati në Yzberisht gjetën një foshnje në bodrumin e pallatit të tyre. Menjëherë lajmëruan policinë të cilët e morën foshnjen dhe e dërguan në maternitetin “Koço Gliozheni”. Fëmija raportohet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e braktisjes së foshnjes nga nëna.